Milani synon huazimin e Japhet Tanganga nga Tottenham

Milani thuhet se ka hapur bisedimet me Tottenhamin për huazimin e Japhet Tanganga, por se akoma dy palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje.

22-vjeçari nuk është një titullar i rregullt në Londrën Veriore, ndërsa Milani po kërkon një qendërmbrojtës për të forcuar departamentin e tyre mbrojtës dhe për t’i ofruar më shumë opsione Stefano Piolit.

Fikayo Tomori është detyruar të largohet nga fusha për të paktën një muaj, ndërsa Simon Kjaer do të rikthehet në sezonin e ardhshëm.

La Gazzetta dello Sport dhe Calciomercato.com raportojnë se kuqezinjtë dhe Tottenham janë në bisedime për një lëvizje të mundshme huazimi, por Spurs aktualisht nuk janë të hapur për të lënë të largohet në huazim, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, sipas Calciomercato.com, shefi i Tottenham, Fabio Paratici mund të ndryshojë mendje gjatë ditëve në vijim, duke pasur parasysh se Eric Dier është rikthyer në aksion pas një dëmtimi dhe Cristian Romer do të bëjë të njëjtën gjë së shpejti, që do të thotë se Tanganga do të shohë zvogëlimin e kohës së tij të lojës.

Drejtuesit e Milanit konsiderojnë gjithashtu opsione të tjera, duke përfshirë Eric Bailly të Manchester United ose Abdu Diallo të PSG.

Gjigantët e Serie A nuk do të bëjnë një nënshkrim me para të mëdha në janar pasi planifikojnë një investim të rëndësishëm në verë për të marrë Sven Botman nga Lille ose Gleison Bremer nga Torino.