Ish-trajneri i Bayernit pritet të jetë selektori i ri i Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës thuhet se ka bërë zgjedhjen e saj për trajner të Kosovës, Felix Magath.

Sipas raportimeve marrëveshja ende nuk është finalizuar, por palët janë në bisedime të avancuara.

Ndryshe, Magath është emër i njohur i futbollit, pasi që në të kaluarën ka drejtuar klube të njohura si Bayernn Munich, Hamburg, Werder Bremen, Suttgart, Wolfsburg dhe Schalke, transmeton Klankosova.tv.

Magath gjithashtu ka pasur suksese duke fituar dy herë Bundesligën me Bayernin dhe një herë me Wolfsburgun.