Milani “peshkon” në Turqi, pranë nënshkrimit me talentin turk

Në mediet turke e bëjnë të sigurtë se në zyrat e klubit të Galatasary ka ardhur një ofertë nga Milan, për turkun Kerem Akturkoglu.

Akturgolu luan si sulmues krahu dhe këtë sezon me klubin nga Stambolli, ka kontribuar me 10 gola dhe 8 asistime.

Italianët për të siguruar shërbimet e turkut, janë të gatshëm të ofrojnë 13 milionë euro, por Galatasaray pretendon që nga Akturkoglu të sigurojnë më shumë se 15 milionë euro që ta lejë të lirë anësorin.