Rina Balaj vjen atraktive në imazhet e reja nga pushimet

Këngëtarja e njohur, Rina Balaj një pjesë të madhe të kohës ia kushton rrjeteve sociale.

Ajo sjell vazhdimisht imazhe që marrin vëmendje dhe komentohen teksa fokus është tek linjat e saj trupore.

Edhe në një postim të radhës, Rina u kujdes që të shfaqej në formë të mirë dhe tejet joshëse.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Në veshjen me nuanca të errëta, Rina duke tërë stil teksa pozonte pranë bregdetit.

Një pallto të gjatë lëkure kombinuar me bluzë të shkurtër dhe xhinse ndërsa në dorë mbante një çantë në formë zemre ngjyrë rozë.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Ndryshe, artistja nga Peja prej ditësh ka nisur pushimet ndërkohë po shijon suksesin e këngë së fundi që solli pak ditë më parë “Fullerante”.