Milani do të hapë bisedimet për Diaz me Real Madridin

Milani kërkon të blejë tërësisht kartonin e Brahim Diaz.
Sipas raportimit të ‘La Gazzetta dello Sport’, Milan dëshiron të flasë me Real Madridin për Brahim Diaz dhe të negociojë një tarifë më të ulët për spanjollin, përcjell lajmi.net.

23 vjeçari nënshkroi për Milanin në një marrëveshje huazimi dy-vjeçare që do të përfundojë në verë. Huaja përfshin një opsion blerje të vendosur në 22 milionë euro, por ‘kuqezinjtë’ shpresojnë të ulin çmimin.

Mbetet të shihet nëse do ketë një akordim të klubeve për lojtarin.