​Çitaku vizitoi familjen e ish-presidentit Thaçi: Kanë me u kthy fitimtarë

Ish-ambasadorja Vlora Çitaku ka qëndruar për vizitë në familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi me rastin e 28 Nëntorit- Ditës së Flamurit kombëtar.

Ajo me këtë rast u takua me babanë e ish-presidentit, Haxhi Thaçi.

“Në këtë ditë të madhe, baca Haxhi na priti në odë. Si gjithmonë, krenar. Krenar me të birin dhe shokët e tij. Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi po përballën me betejën e fundit për ne, për të kaluarën dhe të ardhmen tonë. Kanë me u kthye fitimtarë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Postimi i plotë:

Në këtë ditë të madhe, baca Haxhi na priti në odë. Si gjithmonë, krenar.

Krenar me të birin dhe shokët e tij.

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi po përballën me betejën e fundit për ne, për të kaluarën dhe të ardhmen tonë.

Kanë me u kthy fitimtarë.

#Liriakaemër