Milani bie në kontakt me Realin për Brahimin

Brahim Diaz aktualisht është në huazim te Milan nga Real Madrid, por marrëveshja do të përfundojë verën e ardhshme.
Kampioni në fuqi dëshiron që ai të vazhdojë, por nuk është gati të paguajë 22 milionë euro për lojtarin, sipas ‘Calcio Mercato’, transmeton lajmi.net.

Milani ka kontaktuar me Real Madridin duke i kërkuar që të ulin çmimin në mënyrë që lëvizja të bëhet e përhershme.

Diaz ka shënuar katër gola dhe ka dhënë një asistim në 13 paraqitje në Serie A këtë sezon.

Mbetet të shihet nëse do ketë ndonjë akordim në mes tyre.