Milan me ofertë për Enis Bardhin?

Gjiganti italian Milan është i interesuar për futbollistin shqiptar nga Maqedonia e Veriut Enis Bardhi. Këtë mëngjesin e sotëm e pohojnë disa nga mediat spanjolle, përcjell TV21.

Kontrata e Bardhit me klubin aktual Levanten, i cili ka gjasa të bjerë nga liga, skadon në verë, pas çka ai mund të largohet si lojtar i lirë.

Megjithatë, ka skuadra që dëshirojnë që Bardhi të transferohet qysh në janar. Një prej tyre është Milani.

Raportohet se skuadra italiane ofron 5 milionë euro për Bardhin, ndërkaq Levante kërkon 9 milion.

Përveç Milanit, për shërbimet e Enis Bardhit janë të interesuar edhe Real Sociedad, Olympique Marseille dhe Torino.