Dimitrov: Publikisht e pranoni se keni ndryshuar qasje ndaj Bullgarisë

Ish zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov ka reaguar pas deklaratave mbrëmjen e djeshme në ClickPlus në TV21 të pasardhësit të tij Bojan Mariçiq. Dimitrov thotë se ekzekutivi tashmë po e pranon se ka ndryshuar qasje ndaj kontestit me Bullgarinë.

Në lidhje me: Kontesti me Bullgarinë, Mariçiq komentoi deklaratat e Nikolla Dimitrovit

“Dje vetë e pranuan publikisht se kanë ndryshuar qasjen dhe strategjinë ndaj Bullgarisë, gjë që fillimisht rrëzon sulmet histerike ndaj meje dhe pretendimet se brenda nuk kishim dallime dhe së dyti ekspozon përpjekjen për spin të ulët gjoja Sofja ka hequr dorë nga diçka”, shkruna mes tjerash Dimitrov.

“Derisa isha brenda mbajta qëndrimin tjetër – nuk ka marrëveshje për asgjë, derisa të biem dakord për të gjitha çështjet – siç tha dje publikisht pasardhësi im.
Ditën e dytë pa mua, qasja dhe thelbi u kthyen në një taktikë “sallamë”, shkruan mes tjerash Dimitrov.