Charles De Ketelaere vazhdon të jetë vetëm një dëshirë për skuadrën e Milan.
Përfaqësues të Milan janë takuar dje me përfaqësues të skuadrës së Club Brugge në qytetin e Zvicrës, Lugano, ku u diskutua për De Ketelaere.
Siç bëjnë të ditur mediat italiane dhe ato belge, palët nuk kanë arritur të dakordohen dje, përcjell lajmi.net. Megjithatë, synimi i skuadrave është i njëjtë.
Të dyja palët synojnë që të mbyllin një marrëveshje për De Ketelaere para ditës së diele.
Charles De Ketelaere nuk është grumbulluar me skuadrën e tij në ndeshjen e parë këtë sezon dhe thuhet të ketë një marrëveshje personale me Milan.
Mbetet të shihet nëse ‘Rossoneri’ do të gjejnë formulën e saktë për të marrë kartonin e CDK.



