Frenkie de Jong ka dy opsione përpara – pranon reduktim page ose largohet nga Barca

Barcelona i ka lënë dy opsione në tavolinë mesfushorit Frenkie de Jong.

De Jong vazhdon ta ketë të paqartë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, ndonëse dëshira e tij është Barcelona.

Ylli holandez lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’, për shkak të strukturës ekonomike të Barcelonës.

Sipas ‘rac1’, Barcelona i ka lënë lojtarit dy opsione në tavolinë, përcjell lajmi.net. Frenkie duhet të pranojë reduktim në pagë, ose duhet të largohet.

Katalanët nuk shohin alternativë tjetër për holandezin. Lojtari kërkohet me ngulm edhe nga Manchester United. Ka disa raportime që thonë se Frenkie largohet vetëm në rast se skuadra e ardhshme është Chelsea.