Milan 0:0 Sampdoria, notat e lojtarëve – dëshpëron Ibrahimovic

Milan ka luajtur baras në ndeshjen e parë të vitit 2020.

‘Rosoneri’ nuk kanë arritur më shumë sesa një barazim pa gola, në ndeshjen kundër Sampdoria, shkruan lajmi.net.

Në këtë ndeshje ku nuk pati fitues, debutimin e regjistroi edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili nuk la ndonjë gjurmë.

Suedezi është vlerësuar me notën 6.6. Në këtë ndeshje ai u aktivizua nga minuta e 55’.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell vlerësimet e ‘WhoScored’ për lojtarët që u aktivizuan në këtë ndeshje.