Transferimi më i ri i Liverpool, Minamino, ka dhënë komentet e tij pas debutimit.
Takumi Minamino ka regjistruar debutimin e tij me Liverpool, në ndeshjen e luajtur kundër Everton, në kuadër të Kupës FA.
Japonezi ka thënë se ka luajtur një nga ndeshjet më intensive në karrierën e tij.
“Jam i lumtur që tani jam pjesë e kësaj skuadre, por nga tani, unë duhet të tregoj çfarë mund të bëj në fushën e blertë” ka thënë Minamino, transmeton lajmi.net.
“Personalisht, do të doja të shënoja ose të asistoja. Ishte një nga ndeshjet më intensive që kam luajtur, por e dija se Premierliga do të ishte kështu, dhe nuk isha i surprizuar” ka shtuar japonezi.
Takumi Minamino ka luajtur me skuadrën e Salzburg deri në këtë pikë të sezonit, kurse tashmë do të vazhdojë aventurën me Salzburg.