Kryetari i Forumit për të drejtat e njeriut në Maqedoni IGFM, dr.Adil Mustafa ka bërë thirrje për unifikimin e partive shqiptare përballë BDI-së për zgjedhjet e 12 prillit. Ai përmes një komunikate ka thënë se nëse nuk bashkohen, nuk do të arrihet mposhtja e BDI-së. Ja reagimi i tij: Partitë fshihen prapa perdes së propagandës së ulët partiake dhe nuk e shikojnë realitetin në sy, sa nuk ua ka nxjerrë dritën e syve katastrofa që u vjen pas, herët apo vonë! Parti politike vetëdijësohuni, leni përçarjet, leni agjenturat se historia do ju gjykoj. PARTI : ALEANCA, BESA, ALTERNATIVË- VETËDISOHUNI, BASHKOHUNI NË NJË KOALICION PARAZGJEDHOR PËR TE FITU SHQIPTARET QË TA SHPORRNI BDI-NË! Në të kundërtën e kësaj, nëse nuk do të bashkoheni, nuk do arrini ta shporrni kancerin e shqiptarëve, Bashkimin Demokratik për Integrim, tanimë të quajtur DU Dhe, shqiptarët e ILIRIDËS do ta humbin ate që vdes e fundit, – SHPRESËN, ku për pasojë nga ILIRIDA do të ikin edhe pak këta shqiptarë që kanë mbetur në trojet shqiptare. Dhe, të jeni të bindur se, bashkë me BDI-në, edhe ju do t’iu gjykojë historia. Edhe lepujt, të njohur si gjallesa më frikacake, reagojnë përballë rrezikut për jetën e tyre, ndësa partit dhe shqiptaret nganjëherë tregohen më të dobët se ata përapara fatkeqësive.”, thuhet ndër të tjera në letrën e Adilit. (INA)
Maqedoni Thirrja për ASH – BESA – Alternativa: Bashkohuni, ose edhe ju do...