Mijallkovi u lirua, drejtësia shkoi për lesh!

Shkruan: Naser Pajaziti

Sasho Mijallkov, ish-shefi multimilioner i shërbimit sekret sot i shpëtoi edhe një rasti gjyqësor, për shkak të vjetërsimit të lëndës.

Se do vije kjo ditë ishte alarmuar muaj më parë, por në këtë shtet kështu funksionojnë gjërat e kamufluara e të koordinuara nga dhomat e fshehta të pushtetit të kapur nga hija e krimit dhe pisllëqeve.

Sot heshtje totale dhe asnjë reagim nga partitë më të mëdha si LSDM, VMRO-DPMNE dhe BDI, që kanë gojën plotë antikrim dhe antikorrupsion, por qetësia i ka mbuluar për padrinon që dita ditës po mbyll me radhë çdo proces gjyqësor kundër tij.

Krejt po duken të palarat dhe të zezat që luhen në sinkron!

Dhe paramendoni sot kur pasoi vendimi i radhës për Mijallkovin, në agjendën e ditës ishin kurdisur lajme e ngjarje tjera për defokusim, për ta trullos opinionin e stërlodhur.

Shpresat ishin tek “Lista e zezë”, por hajnat me kollare e pushtet, spo i zë gjë. Ata si duket kanë mësuar dhe dijnë të mbijetojnë pas çdo gjëje, sepse kanë paranë, e cila është çelës për hapjen e rrugëve.

Drejtësi, reforma, zotime…gojën plotë e në anën tjetër zi e më zi me gjyqësi të kapur, korruptuar, familjarizuar…etj.

Këtu më s’ka ngelë as popull e as masë kritike. Zoti hajër e bëftë!