Mijallkov mbetet në paraburgim, Gjykata e Apelit refuzoi ankesën

Gjykata e Apelit-Shkup ka refuzuar si të pabazë ankesën e Sasho Mijallkov në lëndën “Target-Fortesa”, dhe ka konfirmuar vendimin për paraburgim.

“Gjykata e Apelit-Shkup, në seancën e sotme (12.03.2021) ka sjell vendim me të cilin ankesa e të akuzuarit S.M. nga Shkupi të deklaruar përmes avokatit të tij, hidhet poshtë si të pabazë, ndërkohë që vërtetoi vendimin e shkallës së parë, me të cilën shfuqizohet masa e arrestit shtëpiak dhe ndërrohet me paraburgim si masë për të siguruar praninë e të pandehurit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov me 26 shkurt u dënua me 12 vjet burg për rastin “Target-Fortesa”.