Disa lagje në Tetovë 6 ditë në terr, ja kush i ka fajet sipas EVN! (Video)

Tashmë është dita e gjashtë e territ, ku ndriçimi publik nuk funksionon në rrugët e lagjeve në mes Qendrës sportive dhe Kazermës në Tetovë. Qytetarët në faturat e energjisë elektrike, edhe pse e paguajnë Komunën e Tetovës për ndriçimin publik, ajo nuk po funksionon për një javë. Qytetarët ankohen se nuk ndihen të sigurtë për të lëvizur deri në shtëpitë e tyre.
Pas raportimit të rastit në EVN, ajo i udhëzoi ata që ta raportojnë rastin në Komunën e Tetovës pasi është nën ingerencat e pushtetit lokal. Por edhe pas raportimit deri më sot, asgjë nuk është ndërmarrë nga ana e Komunës për ta tejkaluar këtë rast. Qytetarët habiten si mund të ndodh kjo kur zgjedhjet lokale janë shumë afër.

IMG_7385