Kreu i opozitës, Hristijan Mickosi qëndroi sot në Tregun e Gjelbër ku vizitoi nga afër shitësit për tu njohur me hallet dhe brengat e tyre. Mickoski me këtë rast u shpreh se do të angazhohet për një jetë më të mirë për këta njerëz.




“Biseduam me njerëzit që këtu fitojnë bukën, me të cilën ushqejnë familjet e tyre. Biseduam se si pushteti këtu sillet me to, se sa ata janë të kënaqur, apo thënë më saktësisht të pakënaqur. Këto njerëz këtu vështir kalojnë muajin. Bëjmë përpjekje që të kthejmë jetën e denjë në këtë shtet të cilin e shkatërruan Zoran Zaevi dhe njerëzit përreth tij. Si qytetar dua të theksoj se do të angazhohem për një jetë më të mirë për këta qytetarë”, tha Mickoski.
Ndërkohë i pyetur për zgjedhjet e parakohshme të cilat kryeminsitri Zoran Zaev i hodhi poshtë, Mickoski u shpreh se Zaevit nuk mund t’i besohet.
“Nuk e di sa mund t’ju besohet deklaratave të Zaevit, se ja tanimë katër vite nga ai po dëgjojmë vetëm gënjeshtra”, tha Mickoski.