Mickoski thotë se Ahmeti po provokon me tema nacionaliste!

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski komentoi vizitën e kreut tw BDI-sw Ali Ahmetit në fshatin Sopot, ku u kujtua masakra e vitit 1944 ndaj 64 banorëve të këtij fshati. Ai deklaratat e Ahmetit nw Sopot i quajti provokime pwr fushatw parazgjedhore.

“Çdoherë kur BDI kapet në vjedhje ata menjëherë i kthejnë temat nacionaliste dhe shoviniste. BDI tashmë është në fushatë dhe periudha që vijon, provokime të tilla do të ketë. Sa më të mëdha janë ato provokime nacionaliste të jeni të sigurt se përsëri ndonjë tender po zgjidhet në 4 sy dhe përsëri qytetarët e Maqedonisë po vidhen. Të ju kujtojë në premtimin e Ali Ahmetit për gurrëthemelin e fabrikës në Tetovë për vetura elektrike, përveç gropës aty nuk është bërë asgjë. Shqiptarët çdo ditë e braktisin Maqedoninë për shkak politikave të këqija të BDI-së dhe LSDM-së”, tha Mickoski.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nga fshati Sopot, në Kompleksin Memorial të këtij fshati, tha se kur e kanë filluar veprimtarinë e tyre, qëllimi ka qenë për ta bërë Shqipëri, por politikat më pas ndryshuan. Më tej në fjalimin e tij, Ahmeti ka thënë se kufijtë me Shqipërinë dhe Kosovën do të bien dhe bashkimi do të jetë në Evropë bashkë me popujt e tjerë. “Ne kufijtë do t’i heqim siç i ka hequr Evropa. Sepse borxh kërrikujt nuk i kemi, që ne të rrimë të izoluar dhe të strukur. Ne të ardhmen e kemi në Evropë. Shqiptarët i heqin kufijtë me anëtarësimin e tyre në Evropë, ashtu siç jemi ne NATO bashkë me Shqipërinë dhe nesër me Kosovën. Për mua nuk është arritje e madhe se do të bëhet kufiri një kahesh, për mua arritja më e madhe është kufijtë të hiqen, sepse rënia e kufijve është ardhmëria e popujve dhe liria e popujve.”- tha Ahmeti në Sopot, ditë më parë.