Mickoski nuk komenton raportin e KE-së

Kryeministri i vendit Hristijnë Mickoski nuk deshi të komentoj Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, megjithatë sipas tij raporti në fjalë përfshin qeverinë e kaluar, qeverinë teknike dhe vetëm 2 muaj të qeverisë aktuale, shkruan Alsat.

“Ky raport, nga ajo që mund ta them si informatë jozyrtare është pak më i vogël, sepse është ndryshuar formati që të jetë më i kapshëm edhe për qytetarët, por ta pranojmë zyrtarisht dhe më pas do ta komentojmë”, tha Mickoski. /Alsat.mk