Mickoski: Lloga të dorëhiqet nëse nuk pajtohet me shumicën!

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski është mysafir në ClickPlus në TV21.

Duke folur për ndryshimet e Kodit Penal, me të cilat gjithashtu nuk pajtohet as ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, Mickoski përmendi dorëheqjen.

“Nëse unë nuk pajtohem me sistemin, kurse jam pjesë e sistemin dhe shoh se nuk mund ta ndryshojë sistemin – largohem”, tha Mickoski./TV21