Mickoski: Kjo është dita kur përfundoi Zoran Zaev

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka thënë se kjo është dita kur përfundon Zoran Zaev.
Sipas tij, erdhi dita e largimit të Zoran Zaevit njerëzve të tij, të cilët, sipas Mickoskit, e malltretuan këtë popull, shkruan SHENJA.
“Strategjia ishte të arrijmë në zgjedhje, ti jepet mundësia popullit të vendos, ku fitorja jonë nuk është e diskutueshme. Janë tre vite ku u ndryshua emri, u tregtua me gjithçka të shenjtë. Tre vite me krim, me zhvatje, kërcënimi, kesh për prokurorë, shëndetësi të rrënuar. Koha kur Zaev lirohet nga mitmarrja. Po e shohim se si kryeministri krenohet se e ka ditur për zhvatjen. Kjo është koha në të cilën dalin në sipërfaqe gjitha gënjeshtrat. Përderisa prindërit e të vrarëve në liqenin e Smillkovës kërkonin liri, Zaev i lëshoi nga burgu vrasësit e tyre”, ka thënë Mickoski.
Ai shtoi se më shumë se 200 mijë njerëz ngase nuk e gjetën jetën e premtuar nga Zoran Zaev.
Ai tha se populli e dinë se çfarë duhet të bëj, ndërsa sipas tij, kjo është mposhtja e tyre në zgjedhje.
“Përgjegjësi do të ketë. Patjetër do të ketë. Ndërsa ti Zoran Zaev do të përgjigjesh. Për mua dhe partinë time kjo është betejë për principe. Përgjegjësi, për shkak se patjetër të ketë drejtësi, drejtësi për çdokënd. Pa dallim emrit, me kë është i afërt”, tha Mickoski, raporton SHENJA.