Ahmeti:Të gjitha premtimet i realizuam, s’ju kemi zhgënjyer

Menjëherë pas shpërbërjes së Kuvendit, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka shkruar në “Facebook”. Ai ka shkruar se kur qytetarët e bënë BDI-në vendimtare dhe përcaktuese, përfitoi shteti dhe qytetarët.

“Më 11 dhjetor 2016 fitoi BDI dhe kur fiton BDI fiton opcioni kombëtar reformues, integrues, konsensual, zhvillimor. Me 12 prill të këtij viti, ne po punojmë që BDI përsëri të jetë përcaktuese, vendimmarëse dhe kur BDI fiton, ka fituar shteti, kanë fituar të gjithë qytetarët. Sot, pikërisht më 16 shkurt, në përvjetorin e luftës tonë, përmbyllëm kapitullin e lirisë dhe barazisë, për t’i hapur derën drejtësisë joselektive nëpërmjet vetingut, zhvillimit, vendeve të punës, ekonomisë, jetesës cilësore, rinisë, integrimit konsensual”, ka shkruar mes tjerash Ahmeti.