Mickoski: Jam gati ta sqaroj modelin kroat në takim liderësh

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, propozimin për ndryshimet kushtetuese sipas modelit kroat nuk do ta dorëzojë në grupin e punës pranë Ministrisë së Drejtësisë, por në Kuvend, nëse me dy të tretat e votave kalon nevoja për hapjen e Kushtetutës, njofton KlanM.

“Jam I lodhur me grupet e punës ku disa politikanë të ulur në hapësirë të mbyllur vendosin përt të ardhmen e popullit, kurse populli është kundër. Për këtë shkak vendosëm si VMRO-DPMNE që publikisht ta japim propozimin. Ne pranojmë propozimin për modelin kroat, duhet të dalin të tjerët të thonë nëse e pranojnë ose jo”,tha Hristijan Mickoski.

Ai është shprehur I gatshëm që modelin kroat ta sqarojë në një takim liderësh.

“Nëse këtë do ta bëjë Stevo Pendarovski, nëse dëshiron Dimitar Kovaçevski, të ulemi kokë më kokë dhe t`ia sqaroj, nëse dëshiron në përbërje të zgjeruar, për shkak se prezanton qeverinë e BDI-së. Unë jam I gatshëm të shkoj dhe ta sqaroj. Nuk kam cka të fsheh”, tha Hristijan Mickoski.

Ministria e Drejtësisë, sic njofton KlanM, ka njoftuar se është dërguar shkresa në Kabinetin e Presidentit Pendarovski, në MPJ, Sekretariatin për Çështje Evropiane, partive politike parlamentare dhe ekspertëve që kanë njohuri në fushën e kushtetuës.

Në kërkesën për nominim thuhet se në interes të realizimit të obligimit që del nga korniza negociuese të miratuar nga 27 vendet anëtare të BE-së, nevojitet uniteti politik me qëllim të garantohet perspektiva evropiane e vendit.

Për këtë qëllim, sic thonë nga Ministria e Drejtësisë, duhet të caktohet një përfaqësues që ka njohuri nga e drejta kushtetuese, I cili aktivisht do të merr pjesë në grupin e punës gjatë përgatitjes së ndryshimeve kushteteuse.