Bexheti ndau vendime pune për mësuesit e shkollave fillore në komunën e Sarajit

Kreu i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti sot ndau 14 vendime pune për mësuesit e shkollave fillore të kësaj komune.

“Ndjehem i lumtur dhe shum i respektuar që sot kam mundësinë të ndaj gjithsejt 14 vendime pune për mësuesit e shkollave fillore që gravitojnë në Komunën e Sarajit. Mësuesve të rinj së pari ju dëshiroj shëndet, përkushtim në punën e tyre të shejntë dhe suksese në zhvillimin e procesit edukativo-arsimor-shkruan Bexheti.