Kryeministri Hristijan Mickoski nuk pret përmirësim të marrëdhënieve me Bullgarinë, dhe këtë e lidh me, siç tha ai, “kotistët” nga LSDM që, sipas tij, i shërbejnë interesave të huaja dhe shesin interesat kombëtare të Maqedonisë për “verdhushka”.
Mickoski deklaroi se nuk sheh pengesë për ta ftuar në takim kryeministrin bullgar Rumen Radev për të diskutuar për të gjitha çështjet.
“Sa i përket zotit Radev, unë kur fitoi, të nesërmen në mëngjes i telefonova, e urova dhe i dëshirova të kemi marrëdhënie të suksesshme fqinjësore dhe shpresoj që me këtë qeveri do të mund t’i përmirësojmë marrëdhëniet ndërfqinjësore dhe të flasim për temat për të cilat duhet të flasim”, tha Mickoski.



