Micevski thirrje Pendarovskit: Të mos dekretoj Ligjin për Prokurorinë Publike

“Ishim dëshmitar të shkeljes së demokracisë dhe parlament në Maqedoni. Paramendoni, Ligji për prokurori Publike që u vendos për votim nuk mori numrin e duhur të votave, respektivisht votuan vetëm 74 deputetë dhe një votim i tillë është skandaloz dhe kundër ligjit dhe i njëjti u anulua. Pastaj pa fije turpi, pas 10 minutave u vendos sërish për votim duke shkelur të gjitha dispozitat e rregullores. Si në asnjë vend tjetër, si në asnjë demokraci tjetër kishim votim, anulim të atij votimi sepse rezultati nuk ishte i dëshirueshëm. Kjo tashmë nuk është demokraci. Ky ligj që nuk u miratua nuk guxon të firmoset nga presidenti Stevo Pendarovski dhe e ftojmë që mos të jep legjitimitet kësaj shkelje brutale të ligjeve dhe procedurave”, tha Nikolla Micevski, VMRO-DPME, sipas të cilit kjo paraqet vlerë antievropiane.

“Nuk ka shembull tjetër që në demokraci parlamentare ku pa procedurë anulohet një ligj dhe pa procedurë miratohet i njëjti. Vallë, këto janë vlerat evropiane për të cilat lufton Zaevi dhe kjo Qeveri në ikje. Kjo nuk ndodhë në asnjë shtet evropian. Këto janë gjëra që na largojnë edhe më shumë nga përcaktimet evropiane, prandaj i bëjmë thirrje edhe bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë dhe ta dënoj këtë sjellje antievropiane. Votimi jolegal për të cilën ishte dëshmitar edhe opinion është vetëm një dëshmi më shumë për krimin e këtij pushteti. Kjo komedi patjetër duhet të përfundojë, menjëherë duhet të shpallen zgjedhjet, gjithçka tjetër është shpëtim për Zaevin dhe bashkëpunëtorët e tij. Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do të hyj në seancën për shpërndarjen e Kuvendit, në sallën plenare. Gjithçka që bën kjo Qeveri është të ik nga zgjedhjet parlamentare”, tha Nikolla Micevski, VMRO-DPME.