Mexhiti: Nuk besoj se Gruevski do të kthehet në Maqedoni

Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti tha se nuk beson se do të bëhet ekstradimi i Nikolla Gruevskit në vend.

“Më tepër mërziten ato që e kanë ndihmuar për të ikë prej Maqedonie në Hungari. Tash prapë ato le ta kenë gajlen e Gruevskit.

Nuk besoj se do të ekstradohet Gruevski, por do të shohim. Por edhe nëse bëhet së pari ai duhet të përgjigjet para organeve të drejtësisë dhe të merr dënimin e merituar”, tha Mexhiti.

Edhe kryeministri Hristijan Mickoski më herët deklaroi se nëse Gruevski kthehet në vend, atëherë ai do të përfundojë në burg.