Mexhiti nga Treboshi: Ne nuk ndalemi

Izet Mexhiti, Blerim Bexheti dhe Musa Xhaferi, si ndër figurat kryesore të të ashquajturit grupit të të revotuarve në BDI, kanë mbajtur takim me banorët e Treboshit.

Pas kësaj, Mexhiti në Facebook shkroi:

 

 

 

“Sonte nga banorët e fshatit Trebosh marrim porosi që ata dhe Pollogu janë kategorikisht kundër Artan Grubit dhe këtij ekzekutivi të dështuar!

BDI buron nga populli, prandaj edhe ne nuk do të ndalemi, do të shkojmë në çdo vendbanim ku dëgjohet fjala shqipe, për të bashkëbiseduar, për të dëgjuar hallet dhe dertet e popullit shqiptar. Është obligimi ynë ta demaskojmë këtë ekzekutiv të 2%, këtë ekzekutiv që derisa populli përballet me sfida të llojeve të ndryshme, marrin guximin të luajnë futboll e basketboll në zyret e tyre luksoze.

 

 

#vazhdojmë“, shkroi Mexhiti, transmeton TV21.