Bytyqi: Antkorrupsioni të ngrejë sa më shumë lëndë

Duke diskutuar për Korridorin 8 dhe 10 D, në studion e Klan Debat me gazetaren Xhumadije Ibrahimi, zv.kryeministri Fatmir Bytyqi mohon të ketë keqpërdorime apo kompani të dshimta të përfshira në punimet dhe mbikqyrjen e punimeve të këtyre projekteve. Megjithatë, sipas tij, Antikorrupsioni duhet ta bëjë detyrën dhe të hetojë dyshimet e dala ne publik.

“Inkurajoj Antikorrupsionin që të ngrejë sa më shumë lëndë për të parë se mos ketë konflikte interesash ose ndonjë shkelje të ligjeve ose akteve nënligjore që janë nën zbatim. Inkurajoj që të jenë të hapur”, thotë Bytyqi./KlanMacedonia