Mexhiti: Nëse Grubi dëshiron ta shkrijë BDI-në në LSDM, unë jam kundër!

Ekzistojnë dallime, edhe politike edhe në konotacione tjera, por patëm parasysh që jemi në situatë me koronavirusin ku nuk duhet të kontribuojmë që të përkeqësohet situate dhe duke i pasur parasysh proceset në të cilat gjendet shteti i dhamë përparësi rrjedhës së procesit, kurse në ecje t’i zgjidhim dallimet dhe problemet tona të cilat janë reale në BDI. Nuk ka asgjë të keqe të konstatohet që ekzistojnë probleme dhe dallime, por kjo duhet të zgjidhet me debat dhe dialog. Dallimet janë edhe konceptuale edhe politike, ka deklaruar nënkryetari dhe deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti.
Ai informon se për zgjedhjet lokale po bëhen anketa, analizohet se si qëndrojnë njerëzit dhe vlerëson se, siç tha, kjo duhet të jetë parim edhe për njerëzit që na përfaqësojnë, raporton Tv24.
“Kjo nuk është qeveri ekspertësh, nuk është qeveri teknike, kjo është qeveri politike dhe aty duhet të ketë njerëz që kanë legjitimitet edhe tek qytetarët edhe tek anëtarësia dhe duhet të qëndron mirë në anketa”, tha Mexhiti.
Mexhiti tha se realisht në BDI ka probleme, por është mirë që po diskutohet lidhur me dallimet politike, transmeton gazeta Lajm.
“Unë isha një një nga përkrahësit që BDI të shkëputet nga VMRO-ja e atëhershme në krye me Gruevskin dhe t’i bashkohet këtij koalicioni, që kontribuoi që shteti të dalë nga izolimi, të anëtarësohet në NATO dhe të pretendojë për në BE, por gjithashtu sot kamë vërejtje – kam dashur të afrohemi me Zaevin dhe LSDM-në, e jo të shkrihen aty. Vërejtja ime është për deklaratën e Grubi ‘jemi një’ dhe nëse e mendon atë politikisht, unë jam kundër. Dihet ku e ka zanafillën BDI-ja dhe çka paraqet kjo parti”, theksoi Mexhiti.
Ai sqaroi se për të dhe BDI-në, partner është Zoran Zaevi dhe LSDM-ja.
“Kemi bë shumë deri tani, na pret edhe shumë punë dhe mendoj se jemi në rrugën e vërtetë t’i rrumbullakojmë këto punë që do të japin perspektivë të re për qytetarët e qytetarëve të vendit”, tha Mexhiti.