Meta nderon dy xhudistet e Kosovës me medaljen nderi i kombit

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili do të jetë pjesë e kësaj ceremonie në Shqipëri.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova arritën sukses të jashtëzakonshëm në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” duke marrë vëmendjen e të gjithëve.

Tani Kosova ka tre medalje olimpike në historinë e saj, Majlinda Kelmendi në “Rio 2016”, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova në “Tokyo 2020”.

Njëri ndër më meritori për suksesin e xhudisteve kosovare është trajneri i tyre i palodhshëm Driton Kuka.