Inter kërkon huazimin e Martial

Interi po kërkon përforcime në repartin e sulmit, transmeton lajmi.net.

Lukaku pritet të transferohet te Chelsea, gjë që ka shtyerë klubin italian të shikojë opsione për zëvendësimin e tij.

Sipas “The Mirror”, në listën e “Nerazzurëve” gjendet edhe Anthony Martial.

Gjiganti italian e kërkon atë në formë huazimi me të drejtë blerje, por mbetet të shihet nëse United është e hapur për huazimin e tij.

Përveç Martial, kampioni i Italisë ka shprehur interesim edhe për emra si Duvan Zapata dhe Edin Dzekos.

Raportohet se dy sulmues do të ‘aterojnë’ te klubi italian si zëvendësues të Lukakut.