Meta: Kosova në KE, vlerë e shtuar për paqen, sigurinë dhe demokracinë në rajon dhe Evropë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është shprehur sot se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të jetë vlerë e shtuar për paqen, sigurinë dhe demokracinë në rajon dhe Evropë.

Në një postim në rrjete sociale, Meta ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke i bërë thirrje autoriteteve shqiptare që “të mobilizohen dhe të bëjnë çdo përpjekje për ta kthyer këtë mundësi historike në sukses”.