Lewandowski do të largohet nga Bayerni

Robert Lewandowski nuk do ta rinovojë kontratën e tij me Bayern Munich.

Marrëveshja aktuale e sulmuesit është deri në fund të sezonit të ardhshëm, por ai tashmë ka vendosur të largohet nga klubi dhe mund të shitet para se t’i skadojë kontrata.

Lewandowski ka qenë shumë i lidhur me Barcelonën në muajt e fundit, edhe pse asnjë marrëveshje nuk është arritur ende.

Që nga 12 prilli, saktësisht një muaj më parë, Bayern Munich ishte i bindur se do të siguronte një marrëveshje të re për Lewandowski, shkruan goal, transmeton Klankosova.tv.

“Ne patjetër e kemi Robertin edhe për një sezon tjetër”, tha CEO i Bayern Munich, Oliver Kahn.

Mes raporteve se Lewandowski ishte i pakënaqur me mungesën e progresit në bisedimet me klubin, ai doli publikisht me pakënaqësinë e tij në të njëjtën ditë që Bayern Munich fitoi titullin e Bundesligës.

“Do të ketë një takim së shpejti, por asgjë e veçantë nuk ka ndodhur deri më tani”, tha Lewandowski për Sky.