Meta feston 100-vjetorin e kryeqytetit në Teatrin Kombëtar, Rama: Tirana, Amerika e vogël

Mesazhet për 100 e Tiranës kryeqytet, presidenti Ilir Meta,  vendosi ti jap nga tetari kombëtarë, godinë kjo e kthyer në simbol për faktin se qeveria dhe baskia e Tiranës kanë vendosur prishjen  saj.

Kreu i shteti tha se sot qyteti  sot është kthyer në metropol ambicioz ndërsa I dha titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”  dy emrave të shquar të kryeqytetit, të ndjerit, Sit Sefedin Toptani, dhe  Ismail Ndroqit.

Ilir Meta: Unë jam i vetëdijshëm se në historinë 100-vjeçare të Tiranës, krahas arritjeve është dëshmuar për fat të keq edhe nxitimi, ekocentrizmi dhe papërgjegjshmëria për të shkelur mbi vlerat e të parëve tanë. E vlerësoj faktin e organizimit të këtij manifestimi përkujtimor në ambientet e Teatrit Kombëtar, kësaj pasurie kulturore të pazëvendësueshme.

Gjatë kohës ku presidenti po fliste në sallën e Teatrit Kombëtarë nuk munguan edhe thirrjet “Rama ik” .

Po kryeministri  Edi Rama, kishte zgjedhur një tjetër aktivitet për të dhënë mesazhe në 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet. Në ceremoninë e organizuar në pallatin e brigadave, ku pjesëmarrës ishin personalitete të ndryshme përfshirë trupin diplomatik, kryeministri  e ka konsideruar Tiranën si një Amerikë e vogël e shqiptarëve.

Në këtë aktivitet,  kryeministri,  ndonëse me batutë nuk i kurseu shigjetimet në drejtim të kryebashkiakut Erion Veliaj.