Nesër mblidhet Qeveria, pritet të shfuqizohet vendimi i Haradinajt për rritjen e pagave të qeveritarëve

Nesër, Qeveria Kurti pritet të shfuqizojë vendimin që kishte marrë Qeveria Haradinaj në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për qeveritarët.

Kjo është pika e parë e paraparë në rendin e ditës për mbledhjen e dytë të Qeverisë Kurti që do të mbahet nesër me fillim prej orës 10:00,

Po ashtu sipas rendit të ditës është paraparë që të shfuqizohen edhe disa vendime tjera të ish-Qeverisë Haradinaj.