Messi u zëvendësua shkaku i një shqetësimi në gju

Lionel Messi ka marrë vëmendjen e opinionit futbolldashës anembanë botës.

Kjo pas tensioneve të krijuara mes tij dhe trajnerit të Paris Saint Germain, Mauricio Pochettino, i cili e zëvendësoi atë në derbin me Lyonin.

Messi e shfaqi pakënaqësinë e tij duke mos ia zgjatur dorën atij kur u largua nga fusha.

Debatet kanë nisur edhe në mesin e tifozëve të cilët pretendojnë se argjentinasi do të duhej të ishte akoma në lojë pasi që rezultati i ndeshjes në ato momente ishte 1:1.

Por, duket se fituesi i gjashtëfishtë i “Topit të artë” vuante nga një shqetësim në gjurin e tij.

Kështu të paktën shkruan gazeta sportive spanjolle “Marca”.

Ndoshta ky ka qenë edhe vendimi i duhur i trajnerit të PSG-së.