Barcelona barazon kundër Granadas, Araujo shënon në fund

Barcelona ka barazuar me Granadan, në kuadër të javës së pestë në Laliga.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Domingo Duarte, në minutën e 2-të, me këtë rezultat Granada e mbylli pjesën e parë në epërsi.

Në pjesën e dytë, Barcelona pas shumë tentimeve në minutën e 82-të, e barazoi Araujo, që ishte edhe rezultati final i ndeshjes.

Barcelona pas këtij barazimi kalon në pozitën e shtatë, me tetë pikë pas katër ndeshjeve.

Teksa, Granada mbetet në pozitën e 17-të, me tri barazime nga pesë ndeshje. /Klankosova.tv.