Messi shihet në stërvitje duke i ndihmuar të riut Moriba

Moriba është parë duke stërvitur me skuadrën dhe veçanërisht duke kaluar kohë të mirë me kapitenin Lionel Messi dhe Jordi Alban, shkruan lajmi.net.

Gjatë seancës së fundit stërvitore ata janë parë duke qëndruar bashkë.

Messi dhe Alba po ndihmojnë të riun që të përshtatet me ekipin e parë dhe të bëhet lojtar kryesor i klubit.

Barcelona do të luajë sonte (e diel) me fillim nga ora 21:00 ndaj Osasunës, ndeshje e vlefshme për La Liga.