Messi për fituesin e Topit të Artë: Nuk ka dyshim Benzema pati një vit spektakolar

Leo Messi ka folur në lidhje me çmimin e Topit të Artë.

Nuk ka mbetur edhe shumë muaj që të zbulohet fituesi i çmimit individual më prestigjioz për lojtarët.

Shumë futbollist, e ish-futbollist, dhanë mendimet e tyre se kush e meriton Topin e Artë.

Së fundmi lidhur me këtë temë ka folur edhe shtatë herë fituesi i atij çmimi, Leo Messi.

Sipas argjentinasit, këtë vit nuk ka dyshime Benzema e meriton Topin e Artë.

“Mendoj se këtë vit nuk ka dyshime, është e qartë se Benzema pati një vit spektakolar.

Benzema ishte kryesori në UCL që nga raundi 1/16 e tutje në çdo ndeshje. Nuk mendoj se ka dyshime rreth fitimit të Topit të Artë”, ishin fjalët e tij për ‘TyC Sport’.

Sulmuesi francez po shihet si favorit, pasi ka shënua 44 gola në 46 ndeshje dhe ka fituar katër trofe me Realin në edicionin që lamë pas.

Ceremonia për ndarjen e çmimit të Topit të Artë do të mbahet më 17 tetor.