“Messi nuk do të më driblonte asnjëherë, më i miri ndonjëherë është Pele” – legjenda argjentinase me deklaratë polarizuese

Reinaldo Merlo ka ofruar një opinion të diskutueshëm për debatin më të madh të të gjitha kohërave duke sugjeruar se braziliani Pele ishte futbollist më i mirë se Diego Maradona dhe Lionel Messi.

Para Messit, ishte një e kryer që Maradona ishte lojtari më i mirë në historinë e Argjentinës dhe ndoshta në botë, por pas fitores së Kupës së Botës, ‘La Pulga’ është futur në mes me dyshen e madhe.

Pele ende konsiderohet si më i miri në histori me mbi 1000 gola në emër të tij dhe mbrojtësi dhe trajneri legjendar argjentinas, Reinaldo ‘Mostaza’ Merlo së fundmi përforcoi mendimin se braziliani ishte më i mirë se dy argjentinasit.

Në Radio La Red, ‘Mostaza’ deklaroi se për të, Pele është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. “Messi nuk do të më driblonte, nëse do të ishte në dorën time që ta ruaja”, deklaroi ai.

‘Mostaza’ i bashkohet argjentinasve të tjerë që, gjatë historisë, e kanë lavdëruar Pelen dhe e konsiderojnë atë më të mirën e të gjitha kohërave para Messit dhe Maradonës, mes tyre trajneri kampion i Argjentinës i vitit 1978, Cesar Luis Menotti , ish-portieri Hugo ‘Loco’ Gatti dhe Alfio ‘Coco’ Basil.

Pele luajti në 605 ndeshje gjatë karrierës së tij në Santos dhe shënoi 619 gola, ndërsa ishte i njohur si një lojtar dhe driblues i kompletuar.

Ai gjithashtu udhëhoqi Brazilin në tre Kupa Bote gjatë viteve 1950 dhe 1960. Për Brazilin ai luajti në 92 ndeshje dhe shtoi 77 gola.

Maradona ishte i njohur për kontrollin e tij të jashtëzakonshëm të topit. Ai fitoi 10 trofe gjatë karrierës së tij dhe shënoi 353 gola në 695 ndeshje në Amerikën e Jugut, Evropë dhe Kombëtaren e Argjentinës.

Messi duket se i kombinon të dyja, pasi ka përfundimin vdekjeprurës të Peles dhe tiparet e lojës me top të Maradonas, pasi posedon ekuilibër, driblim dhe forcë të jashtëzakonshme.

Gjatë karrierës së tij ai ka fituar 44 trofe për t’u bërë lojtari më i dekoruar ndonjëherë, ndërsa ka shënuar 848 gola në 1102 ndeshje.