Lionel Messi u kthye në stërvitje me Paris Saint-Germain të martën për herë të parë që nga testimi pozitiv për COVID-19 në fund të vitit të kaluar.
Sulmuesi argjentinas u pa duke u stërvitur me shokët e tij të PSG-së në një video të postuar nga klubi në Twitter.
Messi u infektua me virusin gjatë pushimeve në qytetin e tij të lindjes, Rosario në Argjentinë.
PSG njoftoi më 5 janar se ai ishte kthyer në Francë pasi rezultoi negativ, por shtatë herë fituesi i Topit të Artë vetëm tani po ndihet mjaftueshëm në formë për të rifilluar stërvtjet normale.
Messi ka shënuar vetëm një gol në 11 paraqitje në ligë për PSG-në, megjithatë ka shënuar pesë herë në Champions League.
Ai ka humbur gjithsej 10 ndeshje në Ligue 1 që nga gushti për shkak të lëndimeve, kthimit të vonuar nga detyra në Argjentinë dhe më pas COVI-19, shkruan news18, transmeton Klankosova.tv.
Messi mund të ftohet për ndeshjen ndaj Reims të dielën.