Suarez i interesuar për një kalim te Aston Villa

Luis Suarez thuhet se është i interesuar për një rikthim në Premier League.

Sipas gazetarit të njohur, Gerard Romero, Suarez don një kalim te Aston Villa.

Uruguaiani ka refuzuar interesimin e gjigantëve brazilian në favor të rikthimit në Premier League, transmeton Klankosova.tv.

Luis Suarez ka refuzuar ofertat nga Palmeiras, Corinthians dhe Atletico Mineiro për mundësinë për t’u bashkuar me trajnerin e Aston Villa, Steven Gerrard, pretendon Gerard Romero.

Kontrata e sulmuesit të Atletico Madrid do të përfundojë në qershor të këtij viti.