Messi ka bindur PSG-në që të marrë një vendim drastik për transferimet, që mund të ndikojë në të gjithë Evropën

Lionel Messi është në mesin e lojtarëve që ka bindur Paris Saint-Germainin që të marrë një vendim drastik sa i përket strategjisë së tyre për transferime, sipas një raportimi të fundit.

Messi ka luajtur për PSG-në mes viteve 2021 dhe 2023, pasi iu bashkua atyre pas një largimi befasues nga Barcelona.

Sipas mediumit francez L’Equipe, Messi kishte përfituar rreth 40.5 milionë euro për vit gjatë kohës së tij në kryeqytetin francez. Ai formoi një treshe të ‘ëndrrave’ së bashku me Kylian Mbappe dhe Neymar, teksa PSG fitoi dy herë titullin e ligës gjatë kohës së argjentinasit në klub.

Sipas një raportimi të fundit nga një medium francez, PSG do të ketë një shumë të majme parash për të shpenzuar, kjo për shkak se do të heqin qafe pagën astronomike të Mbappes.

Është thënë se ata do të targetojnë Marcus Rashford dhe Victor Osimhen si dy prioritete kryesore për të plotësuar boshllëkun që do të lë Mbappe pas largimit në fund të sezonit.

Messi apo Ronaldo? Hazard ‘injoron’ të dytë kur zgjedh më të mirin në histori

Lexo po ashtuMessi apo Ronaldo? Hazard ‘injoron’ të dytë kur zgjedh më të mirin në histori

Sidoqoftë, PSG në vend të kësaj do të përqendrohet më shumë tek lojtarët e rinj dhe tek akademia, duke marrë parasysh së Warren Zaire-Emery është një dëshmi e qartë për këtë.

PSG do të shpresojë se ndryshimi i politikave të tyre për transferime, do t’u sigurojë atyre më në fund trofeun e shumëpritur të Ligës së Kampionëve, për të cilin po luftojnë tash e disa vite.