Bukayo Saka i bashkohet listës që ka vetëm shtatë legjenda, përfshirë Cristiano Ronaldon

Bukayo Saka i është bashkuar një mori legjenda së Ligës Premier me dy golat kundër Burnleyt në fundjavë.

Saka ka qenë në formë të bujshme për Arsenalin këtë sezon, duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë shtatë asistime në ligë deri më tani.

Shumë kishin vënë në pikëpyetje aftësinë e Arsenalit për të sfiduar Liverpoolin dhe Manchester Cityn për shkak të mungesës së një ylli të vërtetë, por kontributet e Sakas kanë dëshmuar të kundërtën pasi Topçinjtë janë vetëm dy pikë mbrapa liderit, Liverpoolit.

 

 

Pavarësisht se ka dyshime për formën e tij, 22-vjeçari sapo i është bashkuar një numri të lojtarëve shumë prestigjioz pasi ai bëhet vetëm lojtari i shtatë që siguron 75 përfshirje në gola (gola/asistime) në Ligën Premier përpara se të mbushë 23 vjeç.

Saka iu bashkua: Cristiano Ronaldos, Wayne Rooneyt, Michael Owenit, Romelu Lukakut, Robbie Fowler dhe Cesc Fabregas duke arritur këtë sukses.

Anësori i Arsenalit ka 43 gola dhe 33 asistime në Ligën Premier në vetëm 159 paraqitje, një normë e ngjashme me atë që Ronaldo po arrinte te Manchester United në vitet e tij të hershme në Angli.