Messi i lartëson bashkëlojtarët e vet: Kjo na duhej

Lionel Messi e ka lartësuar Argjentinën për paraqitjen e mrekullueshme kundër Perusë dhe beson se ai dhe bashkëlojtarët e tij janë duke u bërë seç herë e më të fortë së bashku.

Argjentina e mposhti 2:0 Perunë të martën mbrëma, duke e vazhduar formën e mirë në kualifikimet e Kupës së Botës 2022 dhe duke vijuar të jetë skuadër e pamposhtur, transmeton Gazeta Express.

Nicolas Gonzalez dhe Lautaro Martinez i shënuan golat e triumfit për Argjentinën, duke ia siguruar tri pikë të tjera të vlefshme në rrugë për t’u kualifikuar në botërorin e ardhshëm.

Gonzalez, i cili shënoi në barazimin me Paraguain në fundjavë, e hapi serinë e golave në minutën e 17-të me golin e tij të dytë për Argjentinën në pesë paraqitje deri tani.

Vetëm 11 minuta më vonë, Lautaro Martinez e dyfishoi epërsinë duke shënuar pasi e dribloi edhe portierin kundërshtar.

Messi ishte i kënaqur me paraqitjen e Argjentinës, e cila erdhi pesë ditë pas barazimi me Paraguain.

“Jam i lumtur me fitoren, na nevojitej pas ndeshjes së kaluar”, tha Messi.

“Luajtëm mrekullueshëm prej fillimit dhe pastaj erdhën golat. Ne krijuam shumë, shumë raste. Edhe në ndeshjen e kaluar luajtëm shumë mirë në pjesën e dytë, duke e ngritur nivelin madje. Mendoj se kështu duhet të vazhdojmë. Pak nga pak po bëhemi më të fortë si grup”, shtoi ai. /Gazeta Express/