Courtois: Nuk është e vërtetë që kam pasur marrëveshje me Barcelonën

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, e ka mohuar se ka pasur marrëveshje për t’iu bashkuar Barcelonës, pasi që ditë më parë ish-zëvendës presidenti i Barcelonës Javier Bordas kishte thënë që marrëveshja ishte e kryer në vitin 2014.

Në atë kohë, Courtois ishte pjesë e skuadrës angleze Chelsea, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse tri vite te Atletico Madrid, raporton Gazeta Express.
Lexo Edhe:
Shqipëria e kërkon promovimin në Ligën B sot kundër Bjellorusisë

“Nuk është e vërtetë që kam pasur marrëveshje”, u deklarua Courtois.

“Unë isha te Chelsea, duke luajtur në huazim te Atletico, unë e dija që do të rikthehem te Chelsea dhe dëshiroja të luaja atje”.

“Unë nuk e di se për çfarë arsyeje e kanë thënë, por nuk është e vërtetë”, shtoi belgu.

“Nuk mendoj që duhet të flas për çdo gjë që shkruhet në gazeta”, reagoi portieri i Real Madridit.

“Unë mendoj që tifozët e kane ditur ëndrrën time që ka qenë gjithmonë të luaj për Real Madridin, dhe jam i lumtur këtu”.

Gjithashtu në konferencën për shtyp, ai foli edhe për portierin legjendar të Danimarkës Peter Schmeichel.

“Unë e mbaj mend atë, por idhujt e mi kanë qenë Edwin van der Sar dhe Iker Casillas”, përfundoi 28-vjeçari. /Gazeta Express/