Messi i bindur se Argjentina mund ta fitojë Kupën e Amerikës më 2021

Lionel Messi është i bindur se Argjentina përfundimisht do t’i japë fund pritej së gjatë për një trofe të madh në vitin 2021 duke e fituar Kupën e Amerikës.

Superylli i Barcelonës është i ngazëllyer që e ka edhe një mundësi për të arritur lavdi ndërkombëtare me ekipin kombëtar, sipas Goal.

Edhe pse e zotëron CV-në më të shquar në nivel klubi – e cila përfshinë 10 tituj në La Liga dhe katër trofe në Ligën e Kampionëve – gjashtë herë fituesit të Topit të Artë i mungon një trofe i madh me Kombëtaren.

Messi ka qenë buzë fitimit të çdo trofeu të madh me Argjentinën, por ka dështuar në pengesën e fundit çdo herë.

Ai përjetoi disfatë që ia theu zemrën në finalen e Kupës së Botës më 2014, si dhe u mposht dy herë nga Kili në finalet e viteve 2014 dhe 2016 në Kupën e Amerikës.

Por Messi është optimist përsëri dhe beson se do të mundë ta udhëheqë ekipin e tij kombëtar drejt lavdisë në Kupën e Amerikës më 2021.

Argjentina dhe Kolumbia do ta organizojnë Kupën e Amerikës vitin e ardhshëm, e cila nis më 11 qershor dhe mbaron më 12 korrik.

Goal thotë se Messi i beson punës së trajnerit Lionel Scaloni i cili e ka ndërtuar një ekip të ri që prej se u emërua trajner më 2018.

Loading...