Messi e bëri të qartë mendimin e tij kur u pyet nëse do të luante në të njëjtin ekip me Ronaldon

Lionel Messi e bëri të qartë mendimin e tij kur u pyet nëse do të ishte i hapur për të luajtur në të njëjtin ekip me Cristiano Ronaldon.

Messi fitoi Topin e Artë për herë të tetë na karrierën e tij, në një ceremoni në Paris muajin e kaluar, pasi frymëzoi Argjentinën drejt lavdisë në Kupën e Botës në Katar.

Ky çmim i fituar do të thotë se ylli i Inter Miamit ka fituar tre Topa të Artë më shumë se çdo lojtar në histori, me Ronaldon konkurrentin e tij më të afërt, që ka fituar pesë sosh.

Në të vërtetë, Ronaldo nuk ishte në listën e ngushtë të këtij viti për herë të parë që nga viti 2003, duke treguar se hegjemonia kolektive e Messit dhe Ronaldos në krye të futbollit botëror mund të ketë marrë fund.

Rivaliteti i Messit dhe Ronaldos ishte më i ashpër kur dyshja garuan për çmime individuale dhe ekipore ndërsa ishin në Barcelonë dhe në Real Madrid respektivisht.

Megjithatë, në atë kohë Messi kishte thënë se mund të parashikonte një të ardhme ku ai dhe ikona e Portugalisë do të luanin në të njëjtin ekip.

Kur u pyet në vitin 2015 nëse ai do të ishte i hapur për të luajtur në të njëjtën anë si Ronaldo, Messi ka thënë: “Po, sigurisht. Gjithmonë më pëlqen të luaj me më të mirët dhe ai është njëri prej tyre. Mendoj se do të jetë e vështirë për ne të luajmë në të njëjtin ekip, por padyshim që do të doja”.

“Kam pasur fatin të luaj dhe të marr pjesë në ekipe me lojtarë shumë të mirë dhe padyshim do të doja të luaja edhe me të”, ishte shprehur argjentinasi.

Perspektiva që dyshja të luajë për të njëjtin ekip duket e pamundur në këtë pikë, me Ronaldon, tani 38 vjeç, që aktualisht luan në Ligën Saudite për Al-Nassr.

Ndërkohë, Messi është transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tek Inter Miami, së bashku me ish-shokët e tij të skuadrës nga Barcelona, ​​Sergio Busquets dhe Jordi Alba.